Ndodhet në Thumanë, efektivi shqiptar i Kosovës kujton ndihmën nga shqiptarët: Gjithmonë mirënjohës!

Një efektiv i forcave policore të Kosovës që ndodhet në Thumanë për të ndihmuar për tërmetin, ka kujtuar ngjarjen e vitit 1999.

Hasan Mulaj ja publikuar foton e tij kur ishte i vogël dhe foton ku ka dalë në Thumanë.

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vite më parë për ta kërkuar, 20 vitë më pas për ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Mulaj krahas fotos.

Ai ka qëndruar në Kukës gjatë lu ftës së Kosvës dhe nuk e ka harruar mirësinë që bënë shqiptarët.

Në këto ditë të vështira ai është pranë tyre duke luftuar për nxjerrjen e jetëve nën rrë noja.

Pas tërmetit në mëngjesin e 26 nëntorit Shqipëria pësoi një nga go ditjet më të fuqishme gjatë dekadave të fundit.

Ishte pikërisht Kosova vendi që u gjend e para pranë, duke dërguar në drejtim të shqiptarëve shumë trupa ushtarake, njësi të emergjencës si edhe ndihma në ushqime dhe vlera monetare.