Në Shijak “vuajnë” për specialiste ujrash, këngëtarja Zajmina Vasjari emërohet punonjëse e “Kategorisë së Parë”

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Zajmina Vasjari, është emëruar në një post të rëndësishëm në sektorin publik. Një dokument i publikuar në rrjetet sociale, tregon se Vasjari është emëruar specialiste pranë Ujësjellësit të Durrësit, në zonën e Shijakut.

Sipas asaj që shkruhet në dokument, Zajmina Vasjari është emëruar në këtë detyrë në datë 10.06.2021 dhe kategoria e pagës është “Punonjëse e kategorisë së Parë”.