Nëna e Mateos akuza në polici, kush është gruaja e madhe në moshë që bashkëpunoi me mostrën Klodian Calamanin

Nëna e Mateos akuza në polici, kush është gruaja e madhe në moshë që bashkëpunoi me mostrën Klodian Calamanin

Detaje të tjera po zbulohen çdo ditë e më shumë rreth v ras jes makabre të 8-vjeçarit në fshatin Greçalli në Fier. Mësohet se familjarët e Mateos, që u v r a nga fqinji, Klodian Çalamani, kanë bërë një denoncim në policinë e Fierit, lidhur me një grua që ka dijeni mbi ngjarjen.

Ka qenë nëna e 8-vjeçarit dhe dy të afërme të familjes ato që kanë hedhur akuza se një grua, e afërme e familjes, mund të ketë dijeni mbi ngjarjen dhe këtë e bazojnë në disa qëndrime të saj gjatë gjithë këtyre ditëve.

Sipas “News24”, disa deklarata të dhëna nga autori i ngjarjes, Klodian Çalamani, përpara se të zbulohej trupi i pajetë i 8-vjeçarit, janë të njëjta me ato të gruas, e cila sipas burimeve, është e madhe në moshë dhe banon fare pranë shtëpisë së 8-vjeçarit.

Mësohet se ky person, i ka thanë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpisë e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos, e njëjta deklaratë dhënë nga autori i k rimi t ditën që po kërkohej 8-vjeçari.

Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetuesve për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen, por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë.