Nëna shkoi nga Tirana në Vlorë te i ati dhe u hodh nga pallati, fëmija e dha frymën e fundit në spital

Nëna shkoi nga Tirana në Vlorë te i ati dhe u hodh nga pallati, fëmija e dha frymën e fundit në spital

Gazetari i “ABC” në Vlorë, Elton Nikaj mëson detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi ditën e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. Pamela Mërtiri 34-vjeçe jetonte në Tiranë, por ditët e fundit kishte shkuar në Vlorë bashkë me fëmijën 1 -vjeç te i ati, i cili është mjek i njohur në qytet, Viron Mërtiri.

Pamela Mërtiri ishte e divorcuar ashtu si prindërit dhe jetonte me nënën në Tiranë. Konfliktet në familje duket se e kanë shtyrë 34-vjeçaren të marrë vendimin ekstrem duke u hedhur nga pallati vetë së bashku me fëmijën.


Një banor i lagjes i tha gazetarit të “ABC” se pavarësisht ndihmës nga një qytetar që e dërgoi me shpejtësi fëmija e dha frymën e fundit në spital. Gjithashtu edhe nëna e cila u transportua me ambulancë ndërroi jetë në spital./ Abcnews.al