Nëna sjell në jetë trinjakët në të njëjtën ditë që mësoi se ishte shëruar nga virusi korona

Një grua shtatzënë në Teksas mësoi se kishte fituar bet/ejën me korona/virusin dhe më pas solli në jetë tre foshnjat e saj.

“Si nënë, ti dëshiron që të kesh kontroll, por tashmë, duhet ta pranosh që nuk mund të kesh kontroll gjithçka,” u shpreh nëna e trinjakëve që është identifikuar vetëm si Maggie. Sipas Spitalit të Grave në Teksas, Houston, ku Maggie solli në jetë trinjakët, ajo mësoi se ajo ishte pozitive pas një kontrolli rutinë në 8 maj kur ishte 28 javëshe shtatzënë. Maggie iu bë një test për sëmundjet ngjitësë në atë kohë, pjesë e protokollit, dhe dy ditë më vonë ajo mësoi që ishte i infe/ktuar me koronavirus.

Në një postim në Instagram, spitali ku erdhën në jetë trinjakët shkroi: “Njihuni me nënën që mundi viru/sion korona gjatë tremujorit të tretë dhe më pas solli në jetë trinjakët e shëndetshëm me një sjellje më ndriçuese se fishekzjarret më 4 korrik”. Më 9 qershor, Teksasi regjistroi numrin më të lartë të shtrimeve në spital që lidhen me koronavirusin që nga 5 maj. Shteti aktualisht është “mbërthyer” nga shifra që vijojnë të rriten.