Nga Flori te Aurela, vrasja e 8-vjeçarit në Fier bën të reagojnë “një zëri” VIP-at shqiptarë: Të varet

Nga Flori te Aurela, vrasja e 8-vjeçarit në Fier bën të reagojnë “një zëri” VIP-at shqiptarë: Të varet

Ngjarje e së martës në Fier, ku një 8-vjeçar u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani, ka tronditur të gjithë opinionin publik.

Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar të revoltuar. Ata kanë shfryrë të gjithë mllefin e mbledhur nga ngjarja tronditëse.

Këtu mund të përmendimin Flori Mumajesin, Aurela Gaçen, Noizyn, Stresin, Roza Latin, Bes Kallakun e shumë të tjerë.

Aurela Gaçe:

“Mbrëmë perqafova fëmijët para gjumit, si cdo natë tjetër, e për një çast mendova nënën që nuk do të mundet ta pêrqafojë dot më djalin e saj , jo pse u sëmur, jo pse thjeshtë ashtu ishte e shkruar, por sepse bashkë me njerëzit normalë, marrin fryme monstra, djaj si.puna e kētij që s’di as ç’emër ti vëmë.
Ky akt nuk quhet as faj, as gabim që të dënohet normal siç mund të dënohet çdokush që i kryen ato.
Ky akt i kryer mbi nje èngjëll që të vetmin faj që kishte, ishte vetëm pse ishte komshi i këtij djalli, duhet dënuar në atë mënyrë qē të frikēsohet monstra e rradhēs.
KĒTO qënie e dinë se asgjë nuk i gjen, se thjeshtë burgosen e do hanë e do flenë falas.
SKIZOFRENË KA KUDO, POR DIKUSH NDONJËHERË E KURDOHERË DUHET TU JAPË DËNIMIN E MERITUAR.
NGUSHËLLIMET NË KËTË RAST TINGËLLOJNË KAQ PA PESHË.
MOS E PROVOFTË ASKUSH DHIMBJEN E MAMIT E BABIT E FAMILJARËVE TË MATEOS ËNGJËLL.
INSTITUCIONET PËRKATËSE, E KANË DETYRË TI TREGOJNĒ POPULLIT SE KU JETOJNË MONSTRAT SI KY, TË PARALAJMËROJNË LAGJEN,QYTETIN SE MONSTRAT DALIN NGA BURGJET, NGA CMENDINAT E JETOJNE AFËR SECILIT PREJ NESH.
JU, INSTITUCIONE E DINIT SE KY DJALL KISHTE DHUNUAR DIKË TJETËR MË PARË.
U DËNUA ME BURG PËR PAK , EDHE JETOI I LIRË DERISA KTHEU NË VIKTIMË NJË FËMIJË.
KËTA DUHEN MBAJTUR GJITHMONË NËN MBIKQYRJE. TE IZOLOHEN NGA NJEREZIT NORMALË ,PA ARTITUR TA KRYEJNĒ GJËMËN E RRADHËS.
PA FJALË !
DËNIM MAKSIMAL PËR TY DJALL”.