Nga masakrimi i 12-vjeçarit në Palasë te mbytja në pus e nipit së ish-të dashurit, ja krimet monstruoze që kanë tronditur Shqipërinë ndër vite

Nga masakrimi i 12-vjeçarit në Palasë te mbytja në pus e nipit së ish-të dashurit, ja krimet monstruoze që kanë tronditur Shqipërinë ndër vite

Një tjetër krim monstruoz tronditi vendin këtë të martë. 38-vjeçari Klodian Çalamëni, nga fshati Grecall i Fierit, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka rrëmbyer një fëmijë 8-vjeçar, fqinj të tij. Ai e ka mbajtur të mbyllur të miturin për orë të tëra, e më pas, e ka vrarë e groposur. Këtë gjë e ka pranuar dhe vetë Çalamëni i cili ka treguar detaje për uniformat blu. Ndonëse ky është rasti më i freskët i regjistruar, ngjarje të tilla, me përmbajtje të larta makabriteti janë regjistruar prej vitesh në Shqipëri. Po e nisim me Jorgo Zanin.

Ky i fundit, dyshohet si vrasësi i kushëririt të tij 12-vjeçar, Andreas. Ngjarja ndodhi në gusht të 2016-ës në Palasë të Vlorës. Jorgo Zani, nuk u mjaftua vetëm me vrasjen e të miturit, por i preu edhe kokën e u largua duke e mbajtur atë në dorë. 12-vjeçari, i cili kishte lindur në Greqi, kishte shkuar për pushimet verore në Palasë dhe po qëndronte te gjyshja. Një vit pas krimit të rëndë, Jorgo Zani, u vetëvra në ambientet e burgut, duke u hedhur nga tarraca e katit të dytë.

Një tjetër ngjarje e rëndë, ka si autore Liljana Mullirin Boro. Ajo ishte me origjinë nga Vidohova e Devollit dhe akuzohet se vrau e hodhi në pus, nipin e mitur të ish të dashuri të saj. Ajo ka pranuar fajësinë për këtë krim dhe ka shprehur pendesë, duke shtuar, se ka në zemër edhe dramën e madhe të vdekjes së tre fëmijëve të saj.

“Jam fajtore, e pranoj. Unë jam penduar se atje janë katër djemtë e mi, jo tre djemtë e mi. Ai është djali im, unë nuk do ta ndaj atë asnjëherë, asnjëherë nuk e kam ndarë”, është shprehur asokohe Mulliri në një intervistë për “News 24”.

Në vitin 2005, në Çukë të Sarandës, Klodian Salija, përdhunoi dhe vrau gjashtë-vjeçarin Besnik Shaqirin. Ai dyshohej asokohe se kishte kryer edhe krime të tjera, por ende të pa zbardhura.

E ashtuquajtura masakra e ‘Selenicës’, kishte si protagonist 24-vjeçarom Rotvan Zykaj. Pas një konflikti për arsye banale me kushërinjtë, ai shkon në shtëpinë e tyre dhe vret 8 persona, mes të cilëve edhe 1 fëmijë 8 vjeç.

Si nisi konflikti?

Pas një dreke me familjen e tij, ku edhe kishte pirë një gotë birrë, Ritvan Zykaj u çua para të tjerëve për të kullotur bagëtitë. Mirëpo në oborr ndeshet me nusen e vëllait të gjyshit të tij, e cila e akuzon se i kishte vjedhur pulat.
I prekur në sedër nga akuza e të afërmes së tij, Ritvani kthehet në shtëpi për të marrë armën dhe vret me breshëri kallashnikovi 8 persona.

I pari që u vra nga 24-vjeçari ishte kryefamiljari Demir Zykaj. Pasi vrau 75 vjeçarin dhe Perie Zykajn 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledion 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës.

Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit.

Vrasjet e tjera që ne kemi renditur, nuk kanë në plan të parë vetëm fëmijët e mitur, por në këto krime të tmerrshme, edhe ato kanë mbetur viktima. Duhet të shkojmë në 29 maj të vitit 1992, ku në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko futen për të grabitur një banesë, e gjatë këtij akti, vrasin 5 anëtarët e një familjeje, duke përfshirë edhe foshnjën 6-muajshe.

Sakaq, në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pa jetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatzënë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin. Në 2 gusht të vitit 2012, në Arrë e Temalit në Shkodër, babai 45 vjeç, vret të vijën 14 vjeç sepse refuzoi të kulloste bagëtinë dhe më pas vrau veten. Në 16 mars 2013, në Tiranë u arrestua pedofili Ardian Përrenjasi, i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe dyshohet se kishte vrarë një fëmijë tjetër, i cili ende sot e kësaj dite rezulton i zhdukur.

Në 1 maj, e cila përkon dhe me një festë zyrtare, pasi është dita e punëtorëve, në fshatin Kuturman të Librazhdit u regjistrua një krim ‘horror’. Bëhet fjalë për 1 majin e vitit 2014, ku nëna mbyti me jastëk foshnjën 2-muajshe, sepse bashkëshorti i mohoi atësinë e fëmijës. Për t’u mos u përqendruar vetëm brenda territorit shqiptar, por të kaluar edhe përtej Adriatikut. Në Lecco të Italisë në vitin 2014, një nënë shqiptare, e quajtur Edlira Dobrushi do të mbushte faqet e para të mediave vendase. Ajo vrau tre vajzat e saj, 3, 10 dhe 13 vjeçe pas divorcit me të shoqin shqiptar, i cili i kishte braktisur dhe ishte kthyer në Itali./BW