Nga publiku mendojnë se është i infiltruar, menaxheri i Meridianit: Fansat e Donaldit na kërcënojnë familjen (VIDEO)

Nga publiku mendojnë se është i infiltruar, menaxheri i Meridianit: Fansat e Donaldit na kërcënojnë familjen (VIDEO)

Meridian Ramçaj është një nga hyrjet e reja në ‘Big Brother VIP’, i cili ka krijuar situata të shumta në vetëm pak ditë.

Ai është ish-banor i Big Brother Albania 7 e për këtë arsye një pjesë e publikut nuk e priti mirë hyrjen e tij si edhe besojnë se Meridiani është i infiltruar nga produksioni për të nxitur debate e veçanërisht për të sulmuar Donaldin.

Në rrjetin social Instagram, menaxhuesi i faqes së Meridianit ka reaguar duke postuar dy video të tij në Big Brother ku Meridiani sqaron qëndrimet, bashkangjitur dhe me këtë shkrim:

“Mesazheve te shumta shume ofenduese personalisht për Meridianin dhe familjen e tij nga fansa me account fake te Donaldit (specifikojme pasi jane vetem te tij dhe shume pak te Semit e askujt tjeter) , deklarata negative nga ish konkurente te tjere te Big Brother qe ndryshe nga Meridiani jane lutur për te qene pjese e ketij formati dhe nuk jane pranuar, deklarata nga persona pseudo ‘publike’ qe kerkojne te ulin figuren e Meridianit dhe produksionit te “Big Brother VIP” ne kete rrugetim te tij prej vetem 3 ditesh duke thene qe eshte i infiltruar .. Meridiani u jep vete pergjigje ne keto dy video! Meridiani nuk ka asgje personale as me Donaldin dhe me askend ne ate shtepi.ka te drejten e tij te jape pelqimet dhe mendimet e tij për cdokend aty ashtu si dhe të tjerët bejne.

Ai nuk ka qene as eshte i interesuar te beje pjese ne grupe sic jane krijuar e nuk mohohen dot nga askush qe ndjek BB VIP. Ka ardhur për te vazhduar kete rrugetim i vetem sic ai thote dhe pa ‘paterica’! Ju urojme te gjithe banoreve suksese, por fansat e cdo personazhi aty duhet te ndalojne se denigruari dhe kercenuari familjet e te tjereve. Harxhoni energjine tuaj për te mbeshtetur ate qe pelqeni e mos tregoni qe realisht nje person mbeshtetet nga geto kriminelesh”.