Ngjarje e rëndë/ E ëma mban prej 3 ditësh vajzën e pajetë në banesë

Ngjarje e rëndë/ E ëma mban prej 3 ditësh vajzën e pajetë në banesë

Një tragjedi familjare ka dalë në dritë në Greqi, ku nëna e moshuar ka mbajtur për 3 ditë me radhë vajzën e saj të pajetë në banesë.

Ngjarja u zbulua në Mecovë, ku një 61-vjeçare u gjet e pajetë pranë nënës së saj të moshuar, e cila prej tre ditësh nuk kishte njoftuar askënd për humbjen e vajzës së saj. Policia ka mbërritur në shtëpi, pas komunikimit telefonik të djalit të familjes me fqinjët, pasi ndodhet jashtë vendit dhe ka tentuar më kot prej 2 ditësh të komunikojë me dy femrat, siç raporton APE-MPE.

Nekropsia pritet të zbardhë vdekjen e 61-vjeçares, ndërsa nëna e saj 92-vjeçare, e cila përballet me një problem shëndetësor, është transportuar në spital me autoambulancë.