Ngjarje e rëndë në Tirane / Makina përplas 13 vjeçarin te “Kthesa e Yzberishtit”

Ngjarje e rëndë në Tirane / Makina përplas 13 vjeçarin te “Kthesa e Yzberishtit”

Një 13 vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Yzberishtit. Mësohet se ai është përplasur nga një makinë dhe ka marrë plagë në trup.

“Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.