Një lajm i madh ka mbërritur për shqiptarët që duan të shkojnë drejt Gjermanisë! URIMEE

Partitë e koalicionit në Gjermani kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE, njoftuan sot paradite mediat vendase atje.

Ministria e Brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja, pas një kompromisi të tetorit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve Brenda koalicionit qeverisës.

Sipas Suddenutsche Zeitung, një nga momentet e rëndësishme të ligjit është se punëdhënësit gjermanë duhet të garantojnë se nuk kanë gjetur një punëtor tjetër nga BE para se vendin e punës t’ia ofrojnë një emigrant tjetër.

Qytetarët do të punojnë me dokumente të shteteve ku jetojn, por me një kontratë të garantuar punësimi nga punëdhënësi. Në këtë listë vendesh përfituese është Kosova dhe Shqipëria.