Një zarf i bardhë në shtëpi/Cila është loja?

Një zarf i bardhë në shtëpi/Cila është loja?

“Vëllai i Madh” ka organizuar një lojë për banorët.

Në dispozicion janë vendosur disa letra me tema të ndryshme.

Letrat duhet ti lenë të kthyera përmbys në mënyrë që e dukshme të jetë logo e “Big Brother” dhe jo teksti i shkruar poshtë tyre.

Loja do të zhvillohet në dhomën e ndenjes dhe letrat do ti vendosin në mesin e tyre.

Personi i ulur i pari në rradhë do të nisi lojën.Ai/ajo do të marri njërën letër dhe do të lexojë kërkesën. Ai/ajo do të jetë i pari që do të përgjigjet dhe pas tij do të jetë banori që ka përkrah.

Cili nga banorët do ta fitojë këtë lojë? Mbetet për t’u parë.