Njeriu më i shpejtë në planet infektohet me koronavirus

Njeriu më i shpejtë në planet, Usain Bolt është infektuar me koronavirus. Atleti i njohur xhamajkan festoi 34 vjetorin pak ditë më parë.

Mendohet të jetë infektuar me Covid19 në festën e ditëlindjes të organizuar me shumë miq dhe familjarë.

Përmes një video-je në rrjetet sociale Bolt ka njoftuar se është i vetë-izoluar, dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Mirëmëngjes të gjithëve,

Sapo u zgjova dhe po kontrolloja mediat sociale dhe dua t’iu them që jam konfirmuar me Covid19. Bëra një test të shtunën.

Kam pasur edhe disa simptoma dhe kam pritur për të parë se cili do jetë rezultati, për t’u karantinuar më vonë. Jam karantinuar në shtëpi për të qenë më i sigurtë dhe për ta marrë më me qetësi. Rrini në shtëpi për të qenë më të sigurtë”, tha Usain Bolt.