Njësia Speciale arreston Feron dhe truprojën e tij

Njësia Speciale arreston Feron dhe truprojën e tij

Gazeta Sinjali ka raportuar sot ekskluzivisht për përleshjen mes reperit Fero dhe producentit Jetmir Agaj. Sipas burimeve në Polici, Feronit Shabani i njohur si Fero, bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës.

Ndërsa, siç mëson Sinjali, pak më parë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar Feron dhe truprojën e tij, Bujar Ibishi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/