Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë për të marrë apo rinovuar patentën

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë për të marrë apo rinovuar patentën

Duke nisur nga muaji dhjetor, të gjithë shoferët që do të duhet të tërheqin leje drejtimi apo ta rinovojnë atë, do të duhet të pyeten për njohuritë e tyre. DPSHTRR ka njoftuar sot se shoferët do të pyeten në lidhje me çështje të sigurisë në rrugë sic janë kujdesi ndaj fëmijëve dhe pasagjerëve në kabinë; vëmendja ndaj këmbësorëve dhe atyre që ecin me biçikletë; sjelljen në trafik në zonat urbane si dhe orientimet në lidhje me masat e reja në Kodin Rrugor. Shoferët do të informohen “online” në lidhje me këtë procedurë.