“Nuk Na Marrin Në Kosovë Se Jemi Me Ngjyrë, As Bukë S’na Kanë Sjellë”

Këta banorë të komunitetit rom shtojnë se janë diskriminuar deri në atë pikë, aq sa dhe ushqim nuk kanë mundur të sigurojnë nga aktivistët e Kosovës. “Shkova me u interesuar ku të shkoja. Shkova të kryetari i komunës, lashë nënën time me dy infarkte, kam shkruar emrin te rajoni 1. Ne jemi balta Zotit”, theksoi gruaja.Por, kjo është mohuar nga personat përgjegjës për grumbullimin e njerëzve.“Ne në këto raste nuk ndajmë, futuni me kamera dhe shihni. Ka edhe romë edhe shqiptarë, jemi të gjithë njerëz të Zotit”, theksoi gruaja që merrej me grumbullimin e njerëzve.