Olta Gixhari poston foton duke ushqyer me gji Amar, por vëmendjen e merr… (FOTO)

Aktorja e njohur Olta Gixhari, u bë nënë për herë të parë më 22 gusht.

Ajo ka sjellë ne jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Amar. Gjatë këtyre muajve aktorja ka treguar se po e shijon shumë mëmësinë. Ndërkohë Olta është kujdesur herë pas here që të japë një mesazh mjaft të bukur, që lidhet me gjidhënien në publik, që ndonjëherë në vendin tonë mbetet ende “tabu”.

Pak javë më parë ajo publikoi një foto teksa shihej duke ushqyer të voglin e saj në një vend publik, teksa shkroi “Procesi më i bukur në botë!”.

Këtë mesazh ajo e ka risjellë sërish në vëmendje ditën e sotme, duke publikuar një foto nga procesi që e ka quajtur më të bukurin në botë, duke shkruar: “My milk is better than yours”. (qumështi im është më i mirë se i joti)

Teksa epike mbetet edhe gishti i vogël i mesit nga Amar.