Oriola Marashi nxjerr fotot e testit të koronavirusit dhe bën apelin e fortë

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka kryer së fundmi tamponin për të mësuar nëse është infektuar apo jo me Covid-19.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo ka publikuar rezultatin negativ të testit, teksa krah fotos shkruan: “Mbrohuni!”

Për arsye profesionale, modelja ka qenë në Turqi kohët e fundit, prandaj ende nuk dihet nëse ka patur simptoma apo i është nënshtruar testit që të kishte mundësinë për të lëvizur jashtë vendit.