Pamje nga ballafaqimi direkt: Kur Albin Kurti ishte përballur me Driton Selmanajn

Pamje nga ballafaqimi direkt: Kur Albin Kurti ishte përballur me Driton Selmanajn

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka thumbuar përsëri Lëvizjen Vetëvendosje. Vendimin për ta rrëzuar nga pushteti Albin Kurtin, Selmanaj e ka quajtur si ‘vendimi më i mirë i LDK-së në 30 vitet e fundit”.

“Kurtit i dhamë kohë të tërhiqte vendimin, pasi ai nuk ka përvojë në qeverisje, mirëpo, ai nuk reflektoi, LDK ka qenë e detyruar ta marrë vendimin që ta rrëzojë këtë qeveri. Vendimi ma i mirë i LDK-së në 30 vitet e fundit ka qenë prishja e koalicionit me VV’në”, tha ndër të tjera Selmanaj në një intervistë gjatë natës së mbrëmshme, shkruan “Bota sot”.

Por, Driton Selmanaj e kishte pasur një përballje direkte me Albin Kurtin në vitin 2016, kohë kur Selmanaj nuk kishte qenë ende i anëtarësuar në LDK. Kurti dhe Selmanaj ishin përballur në emisionin Click, ku Selmanaj ishte njëri nga panelistët në këtë emision, të cilin ua sjellim të plotë më poshtë.