Përjashtimi i Adës dhe Edit bëri shumë bujë, reagon produksioni i Përputhen

Përjashtimi i Adës dhe Edit bëri shumë bujë, reagon produksioni i Përputhen

Ada dhe Edi bënë me dije se janë përjashtuar nga “Për’puthen”. Pas “Prime” në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku ata shihen se kanë qenë duke darkuar bashkë në një restorant. Shkelja e këtyre rregullave ka bërë që ata të përjashtohen nga programi. Ka qenë Edi ai që përmes një video live në Instagram ka lajmëruar se ai dhe Ada janë përjashtuar nga emisioni i ndjekur “Për’puthen”.

Sakaq, ditën e sotme moderatorja Bora Zemani sqaroi se Ada dhe Edi janë ftuar që të thonë versionin e tyre në program dhe arsyen pse janë takuar, por nuk kanë pranuar. Vendimi i produksionit ishte përjashtimi i të dyve, duke thënë se takime të tilla që cënojnë besueshmërinë e “Për’puthen” nuk do të lejohen.

Ada dhe Edi kishin shprehur pëlqim për njëri-tjetrin dhe pavarësisht sherreve dhe debateve të forta, ata këmbëngulën që të vazhdonin njohjen dhe takimin e javës, Ada e kishte pikërisht me të.