Pl.asi keq mes vajzave! I “mori” Andin, Jasmina merr h.ak ndaj Sarës

Takimi i djeshëm mes Andit dhe Sarës shkaktoi debat të madh në studio. Ky takim nuk u prit fare mirë nga Jasmina, vajza me të cilën Andi pati një takim shumë romantik dhe madje shkëmbeu disa puthje në buzë të dielën e javës së shkuar. Edhe në takimin me Sarën, Andi u shfaq shumë i afërt duke e ngritur në krahë dhe puthur në qafë.

Jasmina u ndje shumë e zhgënjyer nga ky takim dhe sulmoi si Andin po ashtu edhe Sarën. Ajo tha se e ka respektuar Andin deri në fund dhe se ai duhej të bënte të njëjtën gjë, ose ndryshe t’i thoshte që ata nuk do e vazhdojnë njohjen më tej bashkë. Ndërsa për Sarën, që e ka cilësuar si një nga mikeshat e saj, ajo tha se nuk mund të ketë shoqëri me të për sa kohë flirton me djalin që vetë ajo ka qejf.

Mirëpo dhe Sara i është kthyer keq dhe ka zbuluar se në prapaskenë Jasmina ndërrohet në të njëjtën dhomë me Atdheun.

Mes vajzave ka nisur lufta! Miqësia e tyre pati krisje aq të madhe, sa tashmë janë hequr edhe nga rrjetet sociale.

Jasmin publikoi në InstaStory foto me vajzat e “Për’puthen”, duke injoruar totalisht Sarën, të cilën madje e kishte prerë nga foto..

Por për inat të Jasminës, Sara ka publikuar pak më parë në InstaStory një foto me Andin, krahas së cilës shkruan:

Epo, “mullixhiu” këtu është Andi dhe luftën e deklarojmë të hapur!

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Jasminës, e cila ka komentuar në foton që konkurrenti i “Për’puthen”, Atdheu ka postuar në Instagram.

“I bukuri im”, shkruan ajo në postimin e Atdheut, duke e shoqëruar komentin me një zemër.