Po luftonte me sëmundjen e rëndë, veprimi që bëri Hueyda El Saied për djalin para se të ndërronte jetë

Po luftonte me sëmundjen e rëndë, veprimi që bëri Hueyda El Saied për djalin para se të ndërronte jetë

Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied ka shkaktuar pikëllim tek të gjithë. Lajmi ishte i papritur pasi balerina nuk e kishte bërë me dije se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo la pas djalin e vogël, Gabrielin, i cili tashmë do të rritet pa mamanë e tij.

Gjatë këtij viti që balerina u martua me partnerin e saj Thierry, u bë ligjërisht dhe babai i vogëlushit. Në Korrik, El Saied, ndërsa luftonte me sëmundjen e rëndë njoftoi përmes një fotoje të djalit dhe bashkëshortit, se ky i fundit tashmë gëzonte atësinë e të birit.

“Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua. Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Arrdhja e Gabrielit ne jeten time dhe me pas ajo e Thierryt ne jeten tone ishin ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017. Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do te mbetet viti me i bukur per familjen tone.

Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar. Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte e bukur, shume e bukur madje ”, shkroi ajo. /abcnews.al