“Po të kisha benzinë s’do i gjenit kurrë trupin”, avokati tregon detaje tronditëse nga dëshmia e Klodian Çalamanit

“Po të kisha benzinë s’do i gjenit kurrë trupin”, avokati tregon detaje tronditëse nga dëshmia e Klodian Çalamanit

Avokati Ermal Hamataj ka treguar më shumë detaje në lidhje me dëshminë e Klodian Çalamanit para policisë pas ngjarjes së rëndë. Duke folur në një emision televiziv, ai tha se autori ka deklaruar se nuk ka pasur benzinë, pasi po të kishte do ta kishte djegur 8-vjeçarin, për të mos e gjetur kurrë trupin.

Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin. Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar “arrest me burg”, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani. Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë.