Prekëse/ Shpëtoi djalin e vajzën nga ndërtesa që po di gjej, gruaja mbetet e vde kur në mes të flakëve

Një burrë në SHBA është konsideruar hero, pasi shpëtoi një vogëlush, i cilI u hodh nga një ndërtesë që ishte përfshirë nga flakët.Marine Phillip Blanks, një ish-futbollist thotë se ka dalë me shpejtësi nga apartamenti i tij kur dëgjoi thirrjen për ndihmë. Ai shtoi se disa persona bërtitën se ka rënë zjarr në një apartament dhe një nënë e djali i saj kanë mbetur të bllokuar. Nëna për të shpëtuar të birin, e hodhi nga ballkoni i katit të tretë, ndërsa Marine nxitoi me shpejtësi për ta pritur dhe ia doli me sukses. Raportohet se nëna e identifikuar si Jamison është djegur për së gjalli në banesë, në tentativë për të shpëtuar të bijën, e cila arriti të mbijetonte por me djegie të shumta në pjesët e trupit.

“Kishte zhurmë dhe zëra që kërkonin ndihmë. Dola menjëherë nga shtëpia dhe shikova që një apartament aty pranë ishte përfshirë nga flakët. Vrapova për të ofruar ndihmën time. Nëna e vogëlushit kishte dalë në ballkonin e apartamentit që po digjej dhe për ta shpëtuar të birin e hodhi poshtë. Me shpejtësi u drejtova drejt djalit dhe arrita që ta mbërtheja në duar. Nuk dua të më konsiderojnë hero, bëra thjesht një veprim që do ta bënte çdo qytetar. Nëna që mbeti viktimë në banesë është heroina e kësaj historie”, u shpreh Marine për mediat vendase.