Presioni nga Grenell dhe shtyrja e takimit: Deputeti i LVV-së parashikon se çfarë do të ndodh në SHBA

I dërguari special i administratës së Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka bërë të ditur se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime në 2 shtator e më pas edhe me 7 shtator.

Mirëpo takimi i 2 shtatorit ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, nuk do të zhvillohet më 2 shtator siç ishte parashikuar, por do të mbahet dy ditë me vonë.

Arsyjet se pse është shtyer ky takim nuk dihen ende.

Në lidhje me këtë takim i cili është shtyer për dy ditë më vonë i kontaktuar nga “Bota sot”, deputeti Dimal Basha u shpreh që pak ka rëndësi se kur do të takohen pasiqë nuk do të ketë marrëveshje finale sepse gjithçka është një gënjeshtër.

Basha tutje thotë që do të ketë presion nga Grenell të bëhet një “pseudo marrëveshje” në interes për Trumpin në zgjedhjet që do të mbahen në Amerikë.

“Pak ka rëndësi kur takohen sepse nuk ka marrëveshje finale, gjithçkaa është një gënjeshtër. Do të ketë presion nga Grenell që të bëjnë një “pseudo marrëveshje” dhe krejt kjo do të përfundoj vetëm një sesion fotografik me Trump, i cili e kërkon për interesat e veta për zgjedhjet atje” u shpreh Basha për “Bota sot”.