“Prindërit e saj nuk janë në gjendje të mirë”, flet miku i ngushtë i Fifit

“Prindërit e saj nuk janë në gjendje të mirë”, flet miku i ngushtë i Fifit

Mbrëmë në spektaklin e Big Brother VIP është shkaktuar një ngjarje e pazakontë.

Në momentin që po flisnin për raportin mes Sarës dhe DJ PM, opinionistja Balina Bodinaku e akuzoi Fifin se po ndërhyn në mes dyshes për të marrë vëmendje, pasi të ka ikur vëmendja.

Kjo e revoltoi Fifin në masë të madhe teksa në atë moment kërkoi të largohej nga shtëpia e BBV dhe për një çast u alivanos duke rënë në tokë.

Kjo shkaktoi reagime të shumta dhe bëri që të komentojnë nëse duhet të largohet nga shtëpia apo jo.

Në “Ftesë në 5” së fundmi të pranishëm kanë qenë disa personazhe të njohur në mesin e tyre edhe miku i saj i ngushtë, aktori Kreshnik Ibrahimi.

“A duhet të dalë Fifi nga BBV”, ka qenë pyetja e parashtruar derisa u dhanë verisone të ndryshme.

“Jam i privilegjuar sepse mund të them që kjo ftesë më është kërkuar edhe nga familjarët e Fifit që të japë një prononcim. Prindërit e Fifit dhe familjarët e saj janë të shqetësuar e të prekur dhe sigurisht ndjejnë atë dhimbjen sepse është gjaku i tyre, ajo që ka sakrifikuar më shumë për atë familje. Më është kërkuar si shok i ngushtë i saj, janë të mërzitur shumë edhe nga gjendja e Fifit e nga opinionet e tjerëve që krijojnë. Mbrëmë e kemi parë një vërshim në rrjete sociale, nuk e di është pak i tepruar ky sulm dhe këto gjëra ndaj Fifit edhe ajo është e mbingarkuar edhe natyrisht ajo gjendje e Fifit mbrëmë na ka shqetësuar të gjithëve, e ka shqetësuar produksionin por ndoshta edhe banorët”, ka thënë Ibrahimi.

“Nuk po kalojnë një gjendje të mirë prindërit e saj, familjarët e saj sepse ne që e njohim Fifin ne po e dimë që nuk po aktron e nuk po luan. Ne që e njohim Fifin është ajo mrekulli që neve na ka falur Zoti ta kemi, atë artiste atë krijuese të muzikës dhe artit shqiptarë që mendoj se të gjithë artistët shqiptarë i detyrohen për një mbështetje të paktën të mos hudhin gur, të mos vërshojnë kundër Fifit të dal të mos dal. Fifi është shumë e drejtpërdrejt mendoj që e bezdisin këto intrigat”, shton më tej aktori shqiptar.

Fifi përndryshe vendosi që të qëndrojë brenda shtëpisë, përkundër se i bëri gati valixhet.