PROPOZIMI I RI/ Korsi ngjyrë PINK në autostradë vetëm për femrat

PROPOZIMI I RI/ Korsi ngjyrë PINK në autostradë vetëm për femrat

Sheilas’ Wheels, kompania e njohur e sigurimeve të makinave të gjinisë femërore ka hedhur propozimin për të t’i bërë rrugët në Mbretërinë e Bashkuar më të sigurta për shoferet gra dhe ka identifikuar PinkZones, një koncept që do të njihte korsi të veçanta për shoferet femra, si një vizion i konceptueshëm i së ardhmes.

Propozimi erdhi si rezultat i një numri raportesh që tregojnë se si gratë janë të pambrojtura në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.

Shifrat nga Departamenti i Transportit (DfT)1 të publikuara në vitin 2012 tregojnë se burrat janë përfshirë në 114,190 aksidente krahasuar me vetëm 70,470 për gratë, por 53% e grave të përfshira janë lënduar rëndë, krahasuar me vetëm 38% të burrave.