Qeveria Hoti blen aparatura mjekësore për COVID-19 nga fondi i diasporës i Qeverisë Kurti

Qeveria Hoti blen aparatura mjekësore për COVID-19 nga fondi i diasporës i Qeverisë Kurti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka deklaruar se paratë e mbledhura nga fondi i diasporës gjatë qeverisë Kurti do shpenzohen për blerje të aparaturave për Covid-19.

Sipas Kryeministrit Hoti, në këtë fond janë grumbulluar 716 mijë e 173 euro ku prej tyre 360 mijë do ndahen për blerje të aparaturave për COVID-19.

Ndërsa kur qeveria Kurti hapi zhirollogarinë për të pranuar të ardhura nga Diaspora, të gjitha partitë politike e quanin si veprim populist, veprim i cili sot tregoi frytet e para produktive.