“Qysh nuk dole me mu, femrat japin pare me dalë me mu”, 33-vjeçarja nga Diaspora flet sërish, jep detaje për rastin me Fehim Halitin

“Qysh nuk dole me mu, femrat japin pare me dalë me mu”, 33-vjeçarja nga Diaspora flet sërish, jep detaje për rastin me Fehim Halitin

Ditën e djeshme, 33-vjeçarja nga Diaspora, Teuta Gashi ka akuzuar dentistin Fehim Haliti se e ka ngacmuar seksualisht në ordinancën e tij “Dent Fix” në Prishtinë.

E njëjta pretendon se ka shkuar për kontrollë të dhëmbëve, derisa sipas saj herën e dytë kur ka shkuar në ordinancë dentisti kosovar ka filluar me ngacmime ndaj saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E njëjta e ftuar në emisionin “Gjesi” në T7, ka thënë se në fillim nuk e ka marrë shumë seriozisht, derisa tregon se ai fillimisht i ka thënë “Bukuroshe”, “Ma jep Snapchatin”, etj.

33-vjeçarja ka treguar se i ka bisedat e ruajtura me të, por që ajo thotë se disa fjalë nga biseda ai i ka fshirë.