‘Ramë pa nd enja në ujë!’/ Mb ytja e 17-vjeçares në Velipojë, flet Indriti: Ja si e njohja, pse e lashë të mb.ytej (NJOHJA)

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arr.est me b.urg” për Indrit Bajraktarin, i cili aku.zohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vd.ekjen e 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë.

Bajraktari është personi i fundit me të cilin dy.shohet të ketë pasur kontakt e mitura para se të ndë.rronte jetë në mes të detit me një palë çelësa motori uji të var.ura në qafë. Gjatë seancës, Bajraktari ka folur para togave të zeza duke treguar se vajzën e kishte njohur nga e motra, e cila jetonte në Angli dhe se nuk e dinte që ishte ende e mitur. Sa i përket vd.ekjes së saj, 25-vjeçari ka pretenduar se nuk mban mend asgjë pasi sipas tij për më shumë se 40 minuta ka qëndruar në ujë pa ndjenja.

“Kemi rënë të dy pa ndjenja në detin Adriatik. Jemi rr.ëzuar nga motori dhe nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Erdhi një çift tjetër me motor uji. Më thanë se po kërkonin ndihmë se ata ishin dy persona dhe se nuk kishte vend për mua. Kam tentuar që të largohem nga fr.ika. Më kapi pa.niku dhe kisha fr.ikë. S’di si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës. Motra e vajzës jeton në Angli dhe njihemi prej saj. Kam menduar se vajza është 18 vjeç ndaj dhe kemi dalë,”-është shprehur i riu.