“Rezultatet e provave të shkëlqyera”/ Kryevirologu amerikan jep lajmin e mirë: Të filloj shpërndarja e vaksinës

‘Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati më shpejt nga sa pritet’- Kështu ka deklaruar kryevirologu amerikan Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë kundër pandemisë

Në një intervistë për ‘Kaiser Health Neës’, specialisti i sëmundjeve infektive, i cili ka patur disa herë konflikte me Presidentin Donald Trump në lidhje me menaxhimin e krizës Covid, u shpreh se ‘rezultatet e provave klinike janë jashtëzakonisht të mira’ dhe se “autoritetet dhe kompanitë kanë detyrimin moral për të ndaluar eksperimentimin dhe për të filluar me shpërndarjen e vaksinës”

Lidhur me rrezikun që administrata amerikane mund të ushtrojë presion mbi komunitetin shkencor dhe organet federale për ta miratuar vaksinën para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Fauci tha se ai nuk është i shqetësuar.

“Nëse duhet të marrësh një vendim në lidhje me një vaksinë, duhet të sigurohesh që ke prova se është e sigurt dhe efektive. Unë nuk shqetësohem për presionin politik”./Shqiptarja