Rita Ora uron vëllain për ditëlindje me fotot e rralla nga fëmijëria (FOTOT)

Këngëtarja Rita Ora është një nga artistet më të mira, por edhe shumë e dashur për publikun.

Për familjen Ora sot është një ditë e veçantë pasi, i vogli i familjes Don, feston ditëlindjen.

Këngëtarja i ka uruar ditëlindjen vëllait të saj, Donit, me disa foto që kanë realizuar bashkë në fëmijëri.

Ajo që bie më së shumti në sy është është veshja kombëtare që ka vëllai i saj dhe plisi që mban në kokë.

“Urime ditëlindja Don! Sot është dita jote vëllau im i vogël. Të dua, ti je shumë argëtues, i mençur dhe lezetshëm dhe une nuk mund të besoj se ti tashmë je 23-vjeçar. Me duket që ende je i vogël”, ka qenë urimi i Ritës.