Rr ëfehet nusja nga Kosova: Kam një vit e martuar, por vazhdoj të jem e vir gjër

Bashkëshortin ajo e njohu nga kushëriri i saj. Folën për një periudhë të gjatë, derisa ai erdhi nga Gjermania për t’i kërkuar dorën. Kështu, të bindur për dashurinë e tyre, ata u martuan pas pak muajsh. Por, sot kjo nuse nga Dukagjini, edhe pse ka 1 vit e martuar, vazhdon të jetë e virgjër. Ja çfarë shkruan ajo:Jam A., nga Dukagjini. 33 vjet i kam mbushur muajin që shkoi. Kam pasur të dashur, por nuk ishte kësmet që të martohesha dhe lidhjet përfundonin shpejt, posa e kuptoja qëllimin e të dashurve të mi se synimi i vetëm i tyre ishte të më fusin përfundi dhe hiçgjë më shumë…Por, njohja me Enisin sikur i ndryshoi gjërat. Më njohu me Enisin kushëriri im, i cili ndodhet në Gjermani. Ma dha atë në telefonin dhe biseda jonë e parë, pra njohja, zgjati hiç më pak se një orë. Folëm e folëm derisa edhe u lodhëm… E, si përfundim e përmbyllëm bisedën që të dëgjoheshim edhe ditëve të tjera.Por, kaloi një javë dhe më as kushëriri im e as Enisi nuk më telefonuan. Mendova se kishte qenë lojë dhe asgjë më shumë. Dhe, mu në kohën kur mendova se s’kishte gjë nga ajo punë, në telefonin tim erdhi një thirrje pa numër. E hapa. Ishte Enisi. Më tha se kishte pasur punë shumë dhe nga lodhja nuk kishte pasur as si t’më lajmërohej. Më tha se muajin tjetër do të vijë në Kosovë, jo se kishte punë, por që të takoheshim. Thënë të drejtën, u befasova: tërë atë rrugë për një njohje!Dhe, erdhi edhe dita të takoheshim. Dola në aeroportin e Prishtinës dhe e prita. Nga larg e njoha në bazë të fotove të shumta që m’i kishte dërguar. Ishte edhe më i bukur se në foto…Nga aeroporti u nisëm për në Pejë me veturën time. Në hotelin “Nora” u ndalëm në kafe. Ndenjëm aty nja dy orë dhe ai, thënë shkurt, më pëlqeu shumë në bisedë. E, kur u ndamë në Pejë më tha se dëshiron të njihet edhe me familjen time. Dhe, ashtu ndodhi. Tri ditë më vonë ai …$htypni ne reklam me poshtë lexoni me shumë informacione nga ky artikull