Rrëfimi i 82 vjeçarit: Më fejuan kur isha dy vjeç me vajzën 4 vjeçe (Video)

Familja Klinaku nga Bivolaku i Vushtrrisë, dje i kishte dyert e hapura për mysafirë pasi që kryefamiljari i tyre Habibi, festoi ditëlindjen e 82’të. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme pse ekipi i T7 kishte vizituar shtëpinë e këtij të moshuari.
Klinaku që tani jeton në Obiliq, është baba i 12 fëmijëve, gjysh i 50 nipërve e mbesave e stërgjysh u bë për plotë 37 herë.

Ai dhe gruaja e tij dy vite më e madhe në moshë Esma, patën fatin të fejohen nga prindërit e tyre kur Habibi ishte vetëm 2 vjeç ndërsa Esma 4.

Ata kanë rrëfyer takimin e tyre të parë dhe të fundit, para se Esma të bëhej nuse e familjes Klinaku.Një familje e madhe prej 101 anëtaresh, ku 56 prej tyre jetojnë jashtë Kosovës, e 45 të tjerë këtu, pritet të rritet akoma.
Për më shumë stipe relamen meposhte dhe shikojeni materialin e plotë të realizuar nga gazetarja Syzana Hajradini…