Rrëqethëse! Arbana zbulon bisedën që bëri me Adelajdën para nisjes së ‘Big Brother 2’, na përloti

Rrëqethëse! Arbana zbulon bisedën që bëri me Adelajdën para nisjes së ‘Big Brother 2’, na përloti

Në fund të tij u dha një bursë shkollimi për një vajzë që si Adela ëndërronte kryeqytetin. Arbana ka qenë ndoshta e para nga të gjithë të tjerët që u njoh me Adelën dhe me sfidën e saj të madhe kundër mentalitetit.

Arbana nisi prezantimin e koncertit duke rrëfyer një kujtim të sajin me Adelën.
Moderatorja u shpreh se me të ndjerën u takua 2 ditë përpara nisjes së “Big Brother 2”. Ato u takuan në dhomën e hotelit ku konkurrentët mbyllen përpara nisjes së emisionit.

“Trokita në derë dhe ma hapi Adelajda. S’kisha parë vajzë më të bukur se sa ajo asnjëherë më parë. Ishte shumë e frikësuar. Dhe gjithë kohës më përmendte faktin se askush nuk e dinte se çfarë kishte hequr për të ardhur deri këtu dhe as vetë nuk e dinte se çfarë sfide të madhe kishte ndërmarrë. Adela ishte banorja më e frikësuar që kisha njohur por si për ironi, i gjithë edicioni i dytë mori emrin e saj” –u shpreh Arbana.

Ajo theksoi edhe një herë mes lotëve që mezi i mbante teksa fliste se Adela ia arriti misionit të saj për sa kohë ishte gjallë. Dhe mesazhi më i fortë që ka lënë pas ka qenë pikërisht ai i të jetuarit të momentit.