Sa e dhimbeshme… / Lotët e mësueses kujdestare të Mateos

Sa e dhimbeshme… / Lotët e mësueses kujdestare të Mateos

Një moment tejet prekës, kur mësuesja e Mateos e çon vështrimin në bankën e boshatisur të 8 vjeçarit. Mësuesja kujdestare nuk gjen dot fjalë, përveçse lotëve.

Thuajse të gjithë banorët e fshatit Greçalli shkuan këtë të mërkurë në varrimin e të miturit, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga duart e 38 vjeçarit Klodian Çalamani.

Një prononcim të shkurtër për median e dha drejtoresha e shkollës “Thanas Ikonomi”, atje ku Mateo mësonte në klasën e tretë.

“Një ngjarje e rëndë, na ka tronditur thellësisht të gjithëve. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e ëngjëllit të tyre… Mateo ishte I shkëlqyer, në klasën e tretë ishte”