Sa e paguante Enver Hoxha mjekun e tij personal? Zbulohen më në fund shifrat

Sa e paguante Enver Hoxha mjekun e tij personal? Zbulohen më në fund shifrat

Shpesh mendohet se personat që kishin një lidhje të ngus.htë me Enver Hoxhën, e ata që punonim për të, shiheshin si ata që kishin priv.ilegje dhe një pagë më të lartë se pjesa tjetër e shoqërisë së asaj kohe.

Por e gjitha kjo, mësohet të ketë qenë e pavërtetë. Mjeku personal i Enver Hoxhës rrëf en se ai është paguar aq sa janë paguar edhe mjekët e tjerë.

“U krijua një strukturë që ishte Drejtoria e Dytë që ishte me sigurimin e udhëheqjes, e cila duhet të ketë sugjeruar krijimin e Bllokut si vend për ta pasur më lehtë ruajtjen e tyre në grup sesa veç e veç. Ishte Drejtoria e Pritjes, që ku jdesej për banesat, për veshjen, për ushqimin e udhëheqjes, pra për nevojat jetësore.

Dhe ishte një strukturë e klin.ikës speciale. Ishte shumë interesant fakti që të tria këto struktura vareshin nga ministri të ndryshme. Struktura e mbrojtjes dhe e sigu.rimit varej nga Ministria e Bre.ndshme, struktura e pritjes varej direkt nga kryeministria, nga një zëvendëskryeministër, kurse kl.inika speciale varej nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu që te ne aplikoheshin të njëjtat paga dhe i njëjti sistem si për të gjitha poliklinikat e vendit. Mjeku në Bllok nuk kishte rrogë më të lartë, por sipas skemave që ishin në atë kohë për të gjithë mjekët”, u shpreh Kalo.