Sali Berisha në zi! Jep lajmin e trishte të ndarjes nga jeta të njeriut të afërt

Sali Berisha në zi! Jep lajmin e trishte të ndarjes nga jeta të njeriut të afërt

Ka ndërruar jetë një prej inxhiniereve te talentuar shqiptar, Nexhat Veipi.

Ai gjithashtu u dallua për qëndrimet e tij pro pluralizmit politik dhe demokratizimit të vendit, duke qenë një nga themeluesit e pare të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës. Nexhat Veipi shërbeu në disa fushata të Partisë Demokratike në Vlorë dhe jo vetëm, si një nga ekspertet me te mire në organizimin politik.

Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar dhe Sali Berisha.

Mesazh nderimi per Ing. Nexhat Veipin!

Te dashur miq, Inxhinier Nexhat Veipi, njeri nga themeluesit dhe drejtuesit kryesor te PD te deges se Vlores, qendrestaret e pamposhtur te saj dhe eksperti i shquar ne fushen e naftes dhe gazit te vendit e zyrtari i perkushtuar, intelektuali qe njohu burgjet e torturat çnjerezore gjate diktatures hoxhiste, qytetari dhe prindi shembullor, mbylli syte pergjithmone.

Me ndarjen nga jeta te inxhinier Nexhat Veipit, Partia Demokratike ka humbur njerin prej personaliteteve te shquara dhe te pamposhtur te saj. Nexhat Veipi qendroi gjithnje me guxim si ne burgjet e diktatures, ashtu dhe ne mbrojtje te demokracise dhe vlerave te saj. Ai dha nje kontribut te shquar ne qeverisjen vendore dhe ne çdo detyre qe ju ngarkuar ne fushen e hidrokarbureve.

Duke shprehur mirenjohjen time te pakufishme per ndihmesen e tij te çmuar, bashkepunimin tone te gjate qe nga dhjetori 1990 gjer ne ditet e fundit te jetes se tij, une shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, miqve dhe te afermve te tij dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire i Nexhatit tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin. sb