Sërish disa humbje jete dhe qindra raste të reja, publikohen të dhënat e fundit nga Italia

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.445 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 878 raste të reja pozitiv (dje ishin 953), për një total prej 261 174 të prekurish nga Covid.

Në vend sot pati edhe 353 pacientë të shëruar për një total prej 206.015

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima dhe 119 raste të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve ka shkuar në 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 98.545