Shenjat e qarta se mund ta keni pasur virusin pa e ditur fare

A ka mundësi që e keni pasur COVID-19 dhe nuk e keni kuptuar? Ka mundësi, janë shenjat. “Shumica e njerëzve që infektohen me koronavirus përjetojnë simptoma, ku më të zakonshmet janë temperaturë e lartë dhe koll i thatë dhe i vazhdueshëm. Një përqindje e vogël e njerëzve përjetojnë simptoma më të rënda”, shpjegon Dr. Daniel Atkinson, udhëheqës klinik në Treated.com.

Megjithatë, për shkak që koronavirusi ka shumë simptoma – ku disa prej tyre janë të njohura dhe vështirë vërehen ose ngatërrohen me diçka tjetër – mund të mos vërehet fare dhe të mos diagnostikohet.Më poshtë, Pergatit.com ju tregon shenjat që tregojnë se mund ta keni pasur koronavirusin – shenja këto të përmbledhura nga ekspertët amerikanë të shëndetit.
Këto janë shenjat se mund ta keni pasur koronavirusin:

Hundë që rrjedhë, dhimbje fyti dhe bllokim të hundëve.
Humbje e sensit të shijes dhe nuhatjes,Humbje apetiti,Shkurtim i frymëmarrjes,Lodhje dhe dhimbje trupi,Skuqje të syrit,Diarre ose të përziera,Ethe,Dhimbje muskujsh,Kruarje,Humbje koncentrimi,Kollë i thatë,Dridhje e trupit dhe të ftohtë,Dhimbje e rëndë e kokës,Dhimbje në gjoks,Harresë,Ke pasur grip në fillim të vitit.

Hundë që rrjedhë, dhimbje fyti dhe bllokim të hundëve.
Ekziston veç një mënyrë e qartë dhe e saktë për të kuptuar nëse keni pasur koronavirus – dhe kjo përmes tetit të antitrupave, një test që konfirmon nëse dikush është infektuar me këtë virus më herët. Nëse mendoni se keni COVID-19, thirrni mjekun familjar.