Shtatëzanë për herë të dytë??? Tuna shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Shtatëzanë për herë të dytë??? Tuna shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja Tuna prej vitesh është e martuar me Patris Berishën, vëllain e këngëtarit Robert Berisha.
Ajo dhe Patrisi janë prindër të vogëlushit Tian, por një video e Tunës nga një koncert i realiuar së fundit i ka bërë fansat të mendojnë se ajo mund të jetë shtatëzanë për herë të dytë.
Këngëtarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur dukshëm dhe të gjithë po mendojnë se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.
Megjithatë as ajo dhe as Patrisi nuk kanë bërë asnjë koment dhe nuk kanë konfirmuar asnjë gjë lidhur me këtë fakt, kështu që për të marrë vesh nëse ky lajm është i vërtetë mbetet të presim konfirmim nga ata të dy.