Shtëpia e ndarë në ‘grupe’, banorët sulmojnë Semin e Donaldin: “Kanë ardhur me plan”

Shtëpia e ndarë në ‘grupe’, banorët sulmojnë Semin e Donaldin: “Kanë ardhur me plan”

Pas spektaklit të së martës, dhe lojës së shumëpërfolur të Fifit dhe Monikës që preku Semin, shtëpia e “Big Brother”, duket se është ndarë në dy grupe. Ndaj bisedat, ‘analizat’, thashethemet dhe sulmet mes tyre nuk kanë të sosur.

Së fundmi Monika, Paloma, Sabiani dhe Fifi kanë komentuar lojën që po bën Donaldi dhe Semi. Sipas tyre, ata e kanë nisur këtë edicion me një strategji të qartë të cilën po e vënë në zbatim ditë pas dite.

“Ata kanë hyrë me plan, ajo donte vëmendje nga Fifi. Ata e dinë se Fifi ka shumë fansa nga jashtë dhe duan të marrin vëmendje nga mbështetësit e saj”,- tha Monika, mesa duket referuar debatit që ka patur Semi më Fifin, lidhur me lojën, që i shkaktoi Semit kriza paniku.

Këtë gjë e aprovuan me bindje edhe Sabiani dhe Paloma, që thanë se Semi gjithçka e bën për vëmendje.

“Ajo qau në spektakël për vëmendje, gjithçka e ka bërë për vëmendje. Nëse do ishte keq mund të drejtohen në Dhomën e Rrëfimit”,– tha Paloma.

Madje, ata kanë shkuar deri aty sa kanë aluduar, se Semi ka sajuar edhe krizat e ankthit.

“Ajo nuk pati asnjë ngacmim. Të gjithë po flisnin për Fifin dhe ajo u bë keq krejt papritur”, është shprehur Monika. Ndërsa Arjola pranoi se është përpjekur t’iu afrohet dhe t’i qëndrojë pranë, ama Donaldi nuk e ka lejuar me pretendimin se gjërat do bëhen më keq. Të njëjtin mendim duket se ndajnë edhe Arditi me Sheilën të cilët pranojnë se ajo nuk i lejon ta ndihmojnë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Monika Lubonja gjatë një bisede me Fifin ka thënë se Semi nuk është artiste dhe sipas saj në repertorin e saj nuk ka më shumë se 5 këngë.