Si duhet të jetë burri i saj i jetës? Fifi tregon 3 porositë që i ka thënë i ati, ndjekësit e quajnë ‘raciste’

Si duhet të jetë burri i saj i jetës? Fifi tregon 3 porositë që i ka thënë i ati, ndjekësit e quajnë ‘raciste’

“Big Brother VIP” çdo ditë na përball me rrëfime të konkurrentëve që ndajnë histori shumë personale me njëri-tjetrin. Fifi deri tani ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta personale por edhe jeta si artiste.

Disa detaje ajo i ka ndarë edhe me Ilirin dhe Arjolën, të cilëve iu ka treguar se babai i ka dhënë tri këshilla që ajo nuk i harron kurrë, kur bëhet fjala pqër zgjedhjen e partnerit. Sipas tij, bashkëshorti i ardhshëm i Fifit nuk mund të jetë i fesë katolike, nuk mund të jetë nga minoritetet dhe serb.

“Baba më ka thënë disa porosi. Burri nuk mund të jetë katolik, jo serb, dhe jo nga minoritetet”, -tha ajo, duke sqaruar më pas se kur fliste për minoritetet, i referohej romëve.

Mirëpo, kjo deklaratë duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit, dhe kjo shihet edhe nga komentet në videon e shpërndarë nga faqja zytare e “Big Brother VIP” në Instagram.

Shumë prej tyre e konsiderojnë këtë diskriminim fetar dhe etik, madje nuk janë pak ata që e kanë quajtur këngëtaren “raciste”. Nga ana tjetër, ka një pjesë dërrmuese, që shkruajnë se kjo temë është tepër sensitive, për tu trajtuar në këtë mënyrë, sidomos nga personazhe publikë.

“Ok, këto këshilla mund të jenë nga babai yt, por nuk duhet t’i thuash në një vend ku ka dhe katolikë, edhe fe të tjera”, shkruan një prej komentuesve.

Në fakt, të tilla tema janë vërtet sensitive, në një kohë kur gjithnjë e më shumë dëgjojmë raste të diskriminimit, të çfarëdolloj forme. Megjithatë, fundja zgjedhja e partnerit të jetës, është zgjedhje personale, dhe në fund të ditës, secili prej nesh mendon e gjykon ndryshe!