Si mundi tja bej kte gje? I riu rreh nënën në Tiranë, ndërhyrja e policisë shpëton gruan

Si mundi tja bej kte gje? I riu rreh nënën në Tiranë, ndërhyrja e policisë shpëton gruan

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30 vjeçar gjatë ditës së djeshme pasi rrahu nënën e tij.

Policët e komisariatit nr.3 në Tiranë ndërhynë pas kërkesës për ndihmë nga qytetarja, e cila ishte nën dhunimin e të birit. Pas arrestimit, i riu duhet të japë llogari për akuzën e “Dhunës në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin 30-vjeçarit E.H, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, bën me dije policia.

Ndërkohë, një tjetër 30-vjeçar u arrestua nga policia pasi në gjendje të dehur ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani, ndërsa kundërshtoi edhe punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.