Si rrallëherë, Iliri përlotet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e bija i…

Si rrallëherë, Iliri përlotet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e bija i…

Balerini Ilir Shaqiri është zgjuar sot në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ duke qarë.

Mesa duket balerini i njohur ka mall për familjarët dhe është përlotur. Teksa ai ndodhej akoma në shtratin e tij, kamerat e shtëpisë e kanë kapur duke qarë.

Ky moment është publikuar edhe në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram”, e cila është parë dhe pëlqyer menjëherë nga mijëra njerëz.

Kjo video nuk i ka kaluar pa e parë edhe vajza e Ilirit, Emily, e cila ka vendosur që të lërë një koment.

“Mos qaj babi”, shkruan në italisht e bija e balerinit të njohur, duke e shoqëruar komentin edhe me një emoji zemër.