Skandal në autobus! I riu fut telefonin poshtë pantallonave të vajzës dhe e fotografon

Nëpër linjat urbane të kryeqytetit na ndodh të shohim skenat nga më të shëmtuarat. Njerëz të çdo lloj kategorie, ku përfshihen edhe djem ngacmues apo stalkërues, i gjejmë në këto çerdhe “ngacmimi femrash”. Herë me fjalë e herë me gjeste të shëmtuara, vajzat bien pre e këtyre personave që e shohin si argëtimin ditor të udhëtuarit me autobus. Teksa asnjë masë nuk merret për këta persona, ata vazhdojnë të enden të lirë në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm.

Një rast tejet i shëmtuar ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një djalë fotografon me telefon celular një vajzë që ka veshur pantallona të shkurtra. Ajo nuk e kupton pasi është e kthyer me shpinë, por i riu e bën veprimin ashiqare në sy të të gjithë pasagjerëve.

Vajza shkruan:

Prsh JOQ. Kjo ishte nje sken qe si 20 min qe u kap ne Tr e re dmth nuk i kuptoj pse duhet te shkrepen foto ose te prekesh kur ke goj qe te flasësh…