Sot qenka dita e qarjes në ‘BBV’, Sabiani përlotet dhe Iliri i qëndron pranë: Nuk ka lidhje me ty

Sot qenka dita e qarjes në ‘BBV’, Sabiani përlotet dhe Iliri i qëndron pranë: Nuk ka lidhje me ty

Nominimi nuk është përtypur lehtësisht nga Sabiani dhe Iliri.

Ata janë shprehur të zhgënjyer për faktin se shumica e banorëve dëshmuan se e duan largimin e tyre.

“Goditën fort, por më kanë goditur mua. Nuk ka lidhje me ty”,- i tha Iliri-Sabianit.

Teksa po bisedonin, Sabiani u përlot teksa kujtoi miqtë që janë eleminuar tashmë.

“Më vjen keq se Arditit, Palomës dhe Sheilës i gjenim gabime dhe qeshnim. Tani e kuptoj sa të rëndësishëm ishim”,- tha ai.

Iliri u përpoq ta qetësonte duke e i thënë se do ta ketë gjithnjë pranë.