“Ta djegin, tani urgjentisht”, Rrëqeth nëna e 8-vjeçarit: Do rri këtu çdo ditë, t’i them çunit ta mori hakun mami

“Ta djegin, tani urgjentisht”, Rrëqeth nëna e 8-vjeçarit: Do rri këtu çdo ditë, t’i them çunit ta mori hakun mami

Ka folur për mediat mamaja e viktimës 8-vjeçare, Mateo Vasiu e cila ka treguar se do të qëndronte në ambientet e Gjykatës së Fierit me orë të tëra, mbase dhe ditë deri në momenti që autori të vij.

Sipas saj zgjidhja e vetme është djegia në mes të Fierit e Çalamanit.

“I tha hajde në shtëpi, jo do iki tek vëllai se e kam të sëmurë, tha djali. Pastaj mori lopatën dhe e qëlloi në kokë. Unë vajta e kërkova në polici. Më pyeste ”hë e gjetët djalin”.

Dua ta djegin në mes të Fierit, tani urgjentisht dhe ti them çunit ta mori hakun mami. Do presim, do vij dhe do pres këtu, nesër, pasnesër.

Këtu do rrimë, nuk iki unë si nënë. “- tha nëna e viktimës 8-vjeçare.

Kujtojmë që ditën e sotme është dhënë nga Gjykata masa e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për Klodian Çalamanin i cili vrau dhe më pas groposi në oborrin e banesës së tij 8-vjeçarin Mateo./Gazeta Shqip