Tayna reagon pas aksidentit në Bullgari: Lutemi për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën

Tayna reagon pas aksidentit në Bullgari: Lutemi për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur sot (e martë) në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes dhe djegies së një autobusi humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut.

Për ngjarjen e rëndë kanë ardhur reagime të shumta, në mesin e tyre edhe nga estrada shqiptare, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime.

Një reagim për aksidenti tragjik ka bërë edhe reperja e njohur, Tayna, e cila përmes një InstaStory ka thënë se lutet për viktimat që humbën jetën.

“Lutjet tona shkojnë për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën në Bullgari”, shkruhej në postimin që ka ndarë Tayna në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit.

Raportohet se në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 52 udhëtarë, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.