Të dua për shtëpi i tha/ Tropojani ia punon keq të dashurës, pasi ajo mori kredi për të ai i nxorri fotot me pullë të kuqe

Një grua e div orcuar që krijoi një lidhje dashurie me një 54-vjeçar, pretendon se u mash trua prej tij përderisa ai i kërkoi ndihmë për para, duke e nxitur që ajo të aplikonte për kredi.

Por kur çifti u zhvendos nën të njëjtën çati për të bashkëjetuar, partneri tregoi një anë tjetër të zymtë dhe më pas që t’i shmangte kthimin e borxhit nisi ta su lmojë duke i shpërndarë fotografi dhe çaste in time si dhe duke shkruar ngado keq për të.

Por gruaja me inicialet P. D nga Kukësi insi ston në po lici se u mash trua nga shtetasi XH. B nga Tropoja dhe për hatër të dashurisë, por edhe shpresës se po niste një jetë të re, ajo u paraqit në bankë për të marrë kredi. Kur çifti u nda, nënës së një fëmije i mbeti barra e kredisë së papaguar, por më e rën da edhe fotografitë in time që 54-vjeçari i shpërndan në rrjetet sociale.

“Në fund të 2019 mora kredi në tre banka të nivelit të dytë në shumën prej 5 milionë lekë të vjetra. E bëra këtë veprim pasi XH. mu ankua se kishte një ur dhër dë bimi, se i duheshin para për të paguar avokatin që duhet të ndiqte një proces div orci në shtetin helen”. Gruaja shton në p olici se menjëherë sapo i ka tërhequr shumat që i nevojiteshin të dashurit, ajo ia dha atij në mirëbesim absolut pa asnjë dokument.